Institucioni

Posted on by

Drejtori Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Shkodër është degë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, që vepron në Qarkun e Shkodrës dhe mbulon rrethet: Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe.
– Drejtoria Rajonale e Punësimit Shkodër kryen veprimtari në rajonin e vendbanimit të përhershëm të personit, që pretendon të përfitojë një vend pune, shërbime punësim, formim profesional apo mbështetje me të ardhura.
– Drejtoria Rajonale e Punësimit Shkodër kryen veprimtari në zonën ku punëdhënësi ushtron veprimtarinë e tij.

Ky instituicion është krijuar dhe rregullon veprimtarinë e tij, bazuar në dispozitat e ligjit Nr. 7995 dt 20.09.1995, ”Për nxitjen e punësimit“, ndryshuar me Ligjin Nr. 8444 dt.21.01.1999, ndryshuar me Ligjin Nr. 8862 datë 07.03.2002 dhe ligjin Nr. 9570 dt 03.07.2006 në varësi të Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë.

Qëllimi i DRSHKP Shkodër është
1. Të ofrojë një informacion të tregut të punës, të saktë, të aksesueshëm, real dhe të depertueshëm nga punëkërkuesit e papunë, klientë të saj
2. Të krijojë mundësinë e përqasjes së kërkesë – ofertës, punëkërkuesin e përshtatshëm në vendin e duhur të punës.
3. Të ofrojë shërbime orjentimi drejt formimit profesional, kualifikimit dhe rikualifikimit të klientëve të saj
4. Të implementojë në tregun e saj të punës, programet aktive të Nxitjes së Punësimit

Objektivat e DRSHKP Shkodër janë:
i. Të rrisë cilësinë e shërbimeve të punësimit, duke i ofruar ato në nivele të standarteve bashkëkohore me qëllim rritjen e punësueshmërisë dhe uljen e nivelit të papunësisë.
ii. Të zbatojë politikat shtetërore të punësimit nëpërmjet: implementimit gjatë gjithë vitit të programeve të nxitjes së punësimit, rritjes së gamës së këtyre programeve, me shumë kategori të punëkërkueish të papunë – pa.pa, të përfshira në to.
iii. Të zhvillojë më tej sistemin e formimit profesional falas në profesionet që tregu realisht kërkon
iv. Të ndihmojë në integrimin e shtetasve të kthyer nga migracioni, dhe shërbime cilësore ndaj të huajve të punësuar në Rajon.