Regjistrim Kurse

Posted on by

Në kurse regjistrohen të gjithë personat që kanë mbushur moshën 16 vjeç. Për punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në Zyrën e Punësimit dhe personat nga grupet në nevojë, kurset janë falas.
Dokumentacioni i nevojshëmpër t’u regjistruar dhe ndjekur kurset:

  • Fotokopje e kartës së identitetit dhe dëftesës apo diplomës
  • Dy foto si të pasaportave
  • Vërtetim i Zyrës së Punës (vetëm personat që fitojnë statusin e punëkërkuesit të papunë)
  • Mandatin e paguar në bankë për personat pa statusin e punëkërkuesit të papunë.

Kursanti ka të drejtën e çertifikimit kur:

  • Përmbush plotësisht programin e kursit.
  • Merr pjesë në testim të çdo moduli dhe vlerësohet pozitivisht atëherë gëzon të drejtën për të hyrë në testimin përfundimtar.
  • Merr pjesë në testimin përfundimtar dhe vlerësohet pozitivisht.

Në fund të kursit çdo kursant që ndjek rregullisht kursin, pajiset me Çertifikatë që njihet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë

Për të gjjithë punëkërkuesit e papunë të regjistruar pranë Zyrës së Punës, kurset profesionale janë FALAS.