Shërbimet

Posted on by

Qendrat Publike të Formimit Profesional ofrojnë zhvillimin e kurseve afatshkurtra profesionale dhe jo-profesionale në përputhje me kërkesat e tregut rajonal të punës për personel të kualifikuar:
• Kurse profesionale në Nivel Kombëtar,
• Kurse profesionale në Nivel Qendre.
Nëse kurset profesionale të Nivelit Kombëtar janë unike për të gjitha Qendrat e Formimit Profesional në vend, ndërsa Kurset profesionale në Nivel Qendre, janë kurse specifike që ofrohen nga qendrat profesionale në funksion të kërkesave që kanë bizneset lokale etj.
Kurset në nivel Kombëtar ofrohen sipas Programeve të hartuara nga AKAFPK dhe të miratuara nga Ministri, ndërsa kurset në Nivel Qendre, zhvillohen sipas Programeve të hartuara nga specialistët e qëndrës, në bashkëpunim me ato të biznesit përkatës.
Për sa i përket kohë shtrirjes, zakonisht Kurset Kombëtare janë kualifikime profesionale afat gjatë (por jo më shumë se 2 vite), ndërsa ato në Nivel Qendre janë afat shkurtër dhe shërbejnë kryesisht për kualifikime të shkurtëra, për procese të ndryshme teknologjike etj.
Në përfundim të kurseve të Kombëtare, kursantët pajisen më Çertifikatë të unifikuar në të gjithë vendin, ndërsa për kurset në nivel Qendre certifikata përgatitet nga vetë Qendra.

Kryesisht QFP-të synojnë individët e papunë (të regjistruar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit ose jo), por kurset janë të hapura edhe për punëtorët dhe studentët, në varësi të nevojave të tyre për kualifikim.