Institucioni

Posted on by

Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Shkodër është institucion shtetëror, kompetent, rajonal dhe zbatues i politikave qëndrore në fushën e formimit profesional për Rajonin e Shkodrës (rrethet Shkodër; Pukë; Malësi e Madhe; Lezhë); me një bazë ligjore të mirëfilltë për trajnimin në profesione të tregut aktual të punës dhe me vision drejt risive të reja.

Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik Shkodër është nën Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dhe është një institucion që ofron kurse trajnimesh dhe kualifikimesh të fushave të ndryshme teknike, sociale, ekonomike etj.

Ky institucion funksionon në bazë të VKM-së Nr. 198; datë 04.03.2015 “Për procedurat e krijimit; riorganizimit dhe mbylljes së institucionave publike; ofruesve të arsimit dhe formimit profesiona”; në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë; në bzë të ligjit nr. 10434; datë 23.06.2011 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”; si dhe në bazë të përvojës së deritanishme të Qendrës Profesionale.

Qëllimi i DRFPP Shkodër është:

  1. Nxitja drejt një tregu të një pune konkurues; efiçent dhe fleksibël duke ndihmuar personat e papunë në gjetjen e punës dhe veçanërisht ata që kanë disavantazhe. Priotitet kanë trajnimet në kurse profesionale të ndryshme ndërsa kurset jo-profesionale shërbejnë si komplementare ndaj kurseve profesionale për rritjen e efekshmërisë së qendrës së formimit që ti përgjigjemi tregut të punës me punëtorë të kualifikuar.
  2. Bashkëpunimi me bizneset për hapjen e kurseve të reja është një tjetër qëllim i DRFPP-së në aspektin e trajnimit Brenda bizneseve; ashtu dhe në bashkëpunim në lidhje me zhvillimin e një pjese të praktikës profesionale pranë tyre.
  3. Respektimin e prespektivës dhe interesave të individit; komunitetit; shoqërisë si dhe paisjen me njohuritë e nevojshme profesionale për t’u përballur me kërkesat e ekonomisë së tregut në përputhje me prioritetet kombëtare dhe europiane.

Objektivat

  1. Krijimi i një rrjeti të gjerë pune ndërmjet aktorëve të VET për zhvillimin dhe implementimin e mundësive trajnuese në profilet e ndryshme në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
  2. Fuqizimi ekonomik i personave nëpërmjet përfshirjes në treg e punës
  3. Orjentimi profesional i personave potencial për t’u punësuar; me qëllim integrimin e tyre.
  4. Rikualifikimi nëpërmjet përftimit të aftësive dhe kompetencave shtesë në përputhje me vendin e punës