Universitete

Posted on by

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është Institucion Publik i Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë; Ai është institucion autonom. Veprimtaria e Universitetit bazohet në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë. Universiteti i Shkodrës është krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 167, datë 28 maj 1991, mbi bazën e Institutit të Lartë Pedagogjik, i hapur që në 1957.

Misioni i Universitetit të Shkodrës është të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë dhe të mbrojë dijet me anë të mësimdhënies, të kërkimit shkencor dhe të shërbimeve si dhe të nxisë e të zhvillojë artet, edukimin fizik dhe sported. Gjithashtu Universiteti i Shkodrës ka si mission të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i ka të mbështetura rrënjt e tij të mbështetura në një traditë të shkëlqyer arsimore dhe edukative, me një staf shumë të kualifikuar e profesional, vendas dhe të huaj, me mundësi të shumta zgjedhjeje në fakultetet e degët e tij:

Fakulteti i Shkencave Shoqërore

  • Departamenti i Gjuhësisë
  • Departamenti i Letërsisë
  • Departamenti i Historisë
  • Departamenti i gjeografisë

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

  • Departamenti i Matematikës
  • Departamenti i Fizikës
  • Departamenti i Biologjis-Kimisë
  • Departamenti i Infermierisë

Fakulteti I Shkencave të Edukimit

  • Departamenti i Psikologjisë e Punës Sociale
  • Departamenti i Mësuesisë
  • Departamenti i Edukimit fizik e sporteve
  • Departamenti i Arteve

Fakulteti Ekonomik

  • Departamenti Administrim-Biznes
  • Departamenti Financë-Kontabilitet
  • Departamenti i Turizmit

Fakulteti i Drejtësisë

  • Departamenti i të Drejtës Publike
  • Departamenti i të Drejtës Civile
  • Departamenti i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

  • Departamenti i Anglistikës
  • Departamenti i Gjermanistikës
  • Departamenti i Romanistikës

Kontakt:

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Rektorat Sheshi 2 Prilli, Shkoder, Albania
Rektori: Prof. dr. Adem Bekteshi

Web: http://www.unishk.edu.al
Email: [email protected]
Telefon: +355 (22) 800 651