Programet e Nxitjes së Punësimit

Posted on by

PROGRAMET E NXITJES SË PUNËSIMIT DHE TË VETËPUNËSIMIT, MUNDËSI TË REJA PËR ULJEN E PAPUNËSISË NË VEND

Nxitja e punësimit është ndër programet aktive i cili nëpërmjet sigurimit të punësimit të përkohshëm apo afatgjatë ndikon në kërkesën për punë duke reflektuar drejtpërsëdrejti në uljen e papunësisë. Përmes këtij programi Zyrat e Punësimit ndërhyjnë realisht për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës duke bashkëpunuar me punëdhënësit dhe nëpërmjet subvencionimit të tyre.
Këto programe janë në kuadrin e politikave qeveritare të fokusuara në masat aktive për uljen e papunësisë. Programet aktualisht sot aplikohen mbështetur në disa VKM të ndryshme

– Për punëkërkuesit e papunë pu.pa gra e vajza në vështirësi ekonomike dhe sociale
VENDIM Nr. 27, datë 11.01.2012, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË GRAVE DHE VAJZAVE NGA GRUPET E VEÇANTA“

– Për punëkërkuesit e papunë pu.pa nga grupet e veçanta, etj
VENDIM Nr. 48, datë 16.01.2008 “PËR MASËN DHE KRITERET E PËRFITIMIT NGA PROGRAMI I NXITJES SË PUNËSIMIT TË PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË NGA GRUPET E VEÇANTA“

– Për punëkërkuesit e papunë pu.pa; Persona me Aftësi të Kufizuara
VENDIM Nr. 248, datë 30.04.2014 “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA“

– Për punëkërkuesit e papunë pu.pa që kanë Statusin Jetim
VENDIM Nr. 64, datë 27.1.2016 “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË TË RINJVE QË KANË FITUAR STATUSIN E JETIMIT“

– Për punëkërkuesit e papunë pu.pa pa profesion, që do të marrin formim nëpërmjet punës
VENDIMI Nr.47, datë 16.1.2008 “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT, NËPËRMJET FORMIMIT NË PUNË”

– Për punëkërkuesit e papunë pu.pa Studentë me arsim të lartë, të sapodiplomuar, brenda dhe jahtë vendit.
VENDIM Nr.873, datë 27.12.2006 “PËR MASËN E FINANCIMIT, KRITERET DHE PROCEDURAT E ZBATIMIT TË PROGRAMEVE TË PRAKTIKAVE PROFESIONALE PËR PUNËKËRKUESIT E PAPUNË, QË KANË MBARUAR ARSIMIN E LARTË, BRENDA APO JASHTË VENDIT“

– Për punëkërkuesit e papunë pu.pa, përfitues të një program Formimi Profesional në DRFPP
VENDIM Nr.162, datë 21.03.2018 “PËR PAGESËN E PJESËMARRJES NË KURSET E FORMIMIT PROFESIONAL”

Formular aplikimi për punëdhënësin

Formulari duhet të plotësohet, të printohet nga punëdhënësi dhe të dorëzohet në Drejtoritë Rajonale dhe Vendore të Punësimit.

Një program Pasiv i Tregut të Punës është edhe :

PROGRAMI I PAGESËS SË PAPUNËSISË

Ky program është pjesë e politikave shtetërore të punësimit të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të të papunëve në momentin e daljes së tyre si të tillë, në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vëndit të punës, ndërprejes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarjes, etj, duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.

Klikoni linkun e mëposhtëm për më shumë detaje:

Pagesa e Papunësisë në mbështetje të tregut të punës