Posted on by

Platforma e “Tregut të Punës Shkodër” është një Platformë Virtuale e Tregut të Punës, për gjithë qarkun e Shkodrës.

Qëllimi i platformës “Tregut të Punës Shkodër” është nxitja e punësimit dhe rivitalizimi i tregut të punës nëpërmjet informimit dhe orjentimit të qytetarëve drejt institucioneve shërbim ofruese nga njëra anë, dhe lehtësisë së procesit të identifikimit dhe rekrutimit të punëmarrësve nga ana e punëdhënësve.

Kjo platform do të ofrojë në mënyrë të vazhdueshme dhe të përditësueshme informacioneve lidhur me tregun e punës dhe zhvillimin e karrierës për punëkërkuesit, punëdhënësit, studentët, të papunët etj duke mbledhur dhe ofruar një sërë të dhënash dhe informacionesh në një platformë të përbashkët nga DRSHKP Shkodër, DRFPP Shkodër, Bashkia Shkodër, institucionet arsimore, bizneset, Institucionet Publike etj. I gjithë ky informacion mbi lëvizshmërinë dhe mundësitë që krijohen në tregun e punës në rajonin e Shkodrës do të vijë në këtë platformë në mënyrë të përditësuar dhe të vazhdueshme

Platforma “Tregu i Punës Shkodër” është Platforma Virtuale, në të cilën të gjithë të interesuarit mund të aksesojnë lehtësisht. Përmes kësaj qasjes së hapur on-line, vizitorët, punëkërkues – punëofrues etj, mund të njihen me Institucione, shërbimet e tyre në ndihmë sipas kategorive, bizneset, etj.

Risia që sjell kjo platformë, është mundësimi i një panairi pune online, i cili do të jetë i aksesueshëm për të gjithë çdo ditë 24 / 24 orë, duke mundësuar dhe lehtësuar komunikim publik ndërmjet institucioneve – Biznesit – Qytetarëve.

Ky instrument është inicuar nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen “ dhe është realizuar me mbështetjen e programit SEED.

Programi SEED Step II synon të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të punës, nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit midis autoriteteve vendore, institucioneve, partnerëve socialë dhe të sektorit privat, në një partneritet lokal të qëndrueshëm për punësim.

Fokusi tematik është në forcimin e kapaciteteve dhe të shkëmbimit ndërmjet autoriteteve vendore në zhvillimin sektorial dhe partneritetin lokal për punësim, mbështetjen e biznesit si burim punësimi të qëndrueshëm, rritjen e standarteve të arsimit, formimit profesional dhe të sistemit të të mësuarit përgjatë gjithë jetës, promovimin e barazisë gjinore në tregun e punës si dhe mbështetjen e një mjedisi pozitiv për ekonominë lokale, sidomos në fushën e turizmit.

SEED STEP II është faza e dytë e projektit Rajonal “Mbështetje për Zhvillimin e Edukimit dhe Punësimit në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi” zbatuar nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” për Shqipërinë, përkatësisht në rajonet Shkodër, Pukë, Lezhë dhe Korçë, me udhëheqjen e Volkshilfe Solidarität Austri dhe me mbështetjen financiare të Agjensisë Austriake për Zhvillim.

Partnerë të platformës ““Tregut të Punës Shkodër”

Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër DRSHKP Shkodër DRSHKP Shkodër DRFPP Shkodër DRFPP Shkodër Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” width=
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”